Nagavci: Më 2019 Kadri Veselin e ndali grevën, premtoi diçka që s’u realizua kurrë

  • G.G /
  • 15 September 2022 - 13:38
Nagavci: Më 2019 Kadri Veselin e ndali grevën, premtoi diçka që s’u realizua kurrë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i është përgjigjur kritikave nga opozita për mungesën e fillimit të procesit mësimor.

Ajo tha se kanë qenë të hapur për adresimin e problemeve nga mësimdhënësit, por u tregua pa mirëkuptim për vendimin e SBASHK-ut që hyri në grevë kur ende arsimi vuan nga pasojat e pandemisë.

Për më tepër, Nagavci tha se SBASHK-u nuk po sillet njëjtë ndaj qeverive, duke përmendur një rast të vitit 2019.

“Disa prej nesh kemi qenë deputetë edhe në vitin 2019 kur arsimi kishte greva për tri javë dhe kur kjo grevë u ndërpre me një vendim të ish-kryetarit të Kuvendit – marrëveshje në fakt me kryetarin e SBASHK-ut. Pra, në atë situatë kur nuk u jep asnjë përfitim për mësimdhënësit, u premtua diçka që s’u realizua kurrë”.

Ajo bëri thirrje që sindikalistëve që të reflektojë dhe të marrin seriozisht përgjegjësinë, derisa pati edhe një thirrje për mësimdhënësit.

“I ftoj publikisht që të mos hezitojnë të japin mësimet për fëmijët”.

“Të rikujtomë po përballimi ende me pasojat e pandemisë. Edhe pa asnjë ditë më tepër të humbur në mësim, fëmijët tanë tashmë do të ballafaqohen me pasoja afatgjate nga pandemi. Vlerësoni tani se mbi çfarë rrethana është marrë vendimi që të humben këto orë. Pa hapësirë për të bërë kompromis, sepse dialogu s’ka munguar asnjëherë. Me dhjetëra orë të mbajtura për të adresuar për të gjitha problemet që ne jemi të vetëdijshëm që kanë ekzistuar në arsim. Besoj se e dini që rezultatet në arsim s’janë ato që i dëshirojmë, duhet punë e përkushtim nga të gjithë për ndryshime pozitiv”.

(Kosova Sot Online)