Rusia kërkon nga Tribunali i Hagës që ta lirojë kriminelin e luftës Mlladiq, pas hospitalizimit

  • E.K /
  • 15 September 2022 - 14:49
Rusia kërkon nga Tribunali i Hagës që ta lirojë kriminelin e luftës Mlladiq, pas hospitalizimit

Rusia ka kërkuar që Tribunali i Hagës ta lirojë kriminelin e luftës, Ratko Mlladiq, i cili është hospitalizuar pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, ka shkruar se do të ishte vendim i duhur që Mlladiq të lirohet për arsye humanitare.

“Ne pamë raportimet e mediave për shtrimin në spital të Ratko Mlladiqit në Hagë të shkaktuar nga përkeqësimi i shpejtë i shëndetit të tij. Ne besojmë se do të ishte vendimi i duhur për Mekanizmin e Mbetur që të lirojë Ratko Mlladiqin për arsye humanitare”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)