Blyta u drejtohet liderëve: A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi? A jeni dehur nga pushteti?

  • A.P /
  • 15 September 2022 - 20:12
Blyta u drejtohet liderëve: A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi? A jeni dehur nga pushteti?

Neuropsikiatri i njohur, Afrim Blyta u është drejtuar me fjalë kritikuese liderëve të vendit.

Përmes një shkrimi, Blyta ka kritikuar pushtetarët për gjendjen e rëndë në shendetësi, por edhe për situatën e përgjithshme ku ndodhet vendi.

Më poshtë, gjeni të plotë, shkrimin e Blytës:

Jam dëshmitar, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, edhe për fjalët dhe veprimet e “liderëve” të saj.

Dhe po provoj, si njeri, mjek, profesionist i shëndetit mendor, mësimdhënës, me afër katër decenie përvojë, të kuptoj sjelljet e juaja si “lider”. Nuk ka vend në të cilën mund të ju kategorizoj, kjo del jashtë kapaciteteve të mija intelektuale.

Ndoshta po pyetni pse “lider”, sepse lider është, njëjtë si prindi, person i cili kujdeset dhe është në kontroll të personit tjetër, grupit, vendit ose situatës. Fatkeqësisht, për të gjithë ne, ju lider nuk jeni.

Ju jo vetëm që nuk kujdeseni, por edhe nuk jeni në kontroll të asgjë tjetër përveç interesave personale dhe grupeve të vogla rreth jush dhe në kontroll të shërbëtorëve të cilët nuk janë asgjë tjetër por makina votimi të kapura peng nga interesat vetjake.

(Kosova Sot Online)