Abdixhiku takon deputetin gjerman Hofreiter, bisedojnë për liberalizimin e vizave

  • E.K /
  • 16 September 2022 - 13:07
Abdixhiku takon deputetin gjerman Hofreiter, bisedojnë për liberalizimin e vizave

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar deputetin gjerman Anton Hofreiter, njofton zyra për media e LDK-së.

Në takim është diskutuar për procesin e integrimeve evropiane në veçanti për liberalizimin e vizave.

“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiu priti sot deputetin, njëherësh kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter. Gjatë takimit diskutuan për zhvillimet politike në vend, procesin e integrimeve evropiane, ndërsa në vecanti për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Kryetari Abdixhiku falënderoi deputetin Hofreiter për kontributin e shtetit të tij nëpër të gjitha proceset që ka kaluar Kosova, përfshirë ato integruese. Në fund të takimit, kryetari Abdixhiku, theksoi se thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet vendit tonë dhe shtetit mik gjerman është në interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)