Ish-polici serb flet: Edhe Zoti vajton për kri*met që Serbia i kreu në Kosovë

  • A.P /
  • 16 September 2022 - 22:51
Ish-polici serb flet: Edhe Zoti vajton për kri*met që Serbia i kreu në Kosovë

“Edhe Zoti vajton për krimet që policia e Serbisë ka kryer në Kosovë”, thotë Vladimir Markoviq.

Nuk ka mundur të durojë që një ditë të shkojë në varr, e bashkë me të, të varroset edhe e vërteta për krimet e kryera ndaj shqiptarëve,  e për të cilat ishte dëshmitar. Ky është Vlladimir Markoviq, ish pjesëtar i policisë së Serbisë, i cili gjatë luftës në Kosovë, ishte dëshmitar i krimeve të kryera nga shteti i tij ndaj shqiptarëve.

Ai rrëfen krejt atë që ka parë. Në këtë intervistë të realizuar para një viti e gjysmë, nga gazetarja Ramize Murtezi-Shala, ky dëshmitar tregon edhe për varreza të tjera masive me trupa shqiptarësh në Serbi. “Edhe Zoti vajton për krimet që policia e Serbisë ka kryer në Kosovë”, thotë Vladimir Markoviq.

Menjëherë pas kësaj interviste, ai ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Shtetit në Kosovë, por edhe në Serbi, sapo është kthyer, është marrë në pyetje nga shteti i tij.

(Kosova Sot Online)