Pas reshjeve të mëdha të shiut uji vërshon nëpër rrugët e Tropojës, kryebashkiaku ngre alarmin: Drejt një katastrofe

  • S.A /
  • 17 September 2022 - 09:15
Pas reshjeve të mëdha të shiut  uji vërshon nëpër rrugët e Tropojës, kryebashkiaku ngre alarmin: Drejt një katastrofe

Rrebeshët e shiut kanë përfshirë të gjithë Shqipërinë duke sjellë rrezik të madh për përmbyjte.

Situata më emergjente duket se është në Trpojë. Kryebashkiaku Rexhe Byberi, ka publikuar foto të dëmeve që ka shkaktuar shiu i pandërprerë në disa zona. Byberi bën apel që institucionet të kenë një vëmendje të shtuar, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes. Ai njofton se kanalizimet janë të tejmbushura. Gjendja më alarmante paraqitet në fshatin Vlad. Sipas tij përshkallëzimi i situatës në të gjithë territorin e bashkisë që ai drejton po shkon drejt një katastrofe natyrore.

“Situate emergjente e tejskajshme ne Tropoje. Shiu i panderprere prej dy ditesh shoqeruar me stuhi e rrebeshe po sjell deme te medha ne Tropoje. Ndodhem se bashku me stafin tim prej mesnate ne Njesine Adiministrative Bytyç ku po monitorojme situaten.

Jo vetem rruget,kanalizimet, jane te tejmbushura por nga gerryerjet dhe shembjet e medha jane ne rrezik banesat e qytetareve. Gjendja me alarmante eshte ne fshatin Vlad por pothuajse ne te gjithe territorin e Bashkise pershkallezimi po shkon drejt nje katastrofe natyrore.

Apeloj ne menyre urgjente jo vetem prane institucioneve pergjegjese shteterore por dhe tek secili banor i Tropojes per kujdes te shtuar dhe solidaritet. Kujdesi me i madh duhet te jete tek rezervuaret e tejmbushur te cilet rrezikojne ne raste si ky. Ne jemi e do te jemi prane qytetareve kudo ku jane ne veshtiresi me mjetet dhe burimet tona njerezore qe te perballojme kete situate te rende e te papritur”, shkruan ai.

Ndërkohë bashkia e Lezhës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale informoi qytetarët se reshjet e dendura të shiut, të parashikuara gjatë fundjavës, mund të krijojnë probleme të ndryshme për qytetarët..

(Kosova Sot Online )