Një polici serb të Kosovës iu dogj vetura, Sveçla i kërkon Vuçiqit të mos e përkrah

  • A.P /
  • 19 September 2022 - 16:10
Një polici serb të Kosovës iu dogj vetura, Sveçla i kërkon Vuçiqit të mos e përkrah

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se një pjesëtar serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale. Ai i kërkon Vuçiqit të mos i përkrah verpimet e dhunshme ndaj qytetarëve të Kosovës.

Sveçla ka shkruar në Twitter se pjesëtarit serb të PK-së, që kishte veturën me targa legale të Kosovës, i është djegur vetura. Për këtë ai akuzon strukturat ilegale, që veprojnë në veri të Kosovës.

“Tendencat për të ndjellur frikë vazhdojnë. Sot një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale, të cilat dogjën veturën e tij me targa legale RKS. Kjo është një thirrje e hapur për t’u luftuar institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Svecla.

Ministri kosovar i kërkon Presidentit serb Aleksandër Vuciqit që të mos i përkrah strukturat ilegale.

“I kërkojmë Vuciqit të ndalojë së përkrahuri veprimet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në postimin e Sveçles.

(Kosova Sot Online)