Nga sot më ftohtë, parashikimi i motit

  • E.K /
  • 20 September 2022 - 08:11
Nga sot më ftohtë, parashikimi i motit

Javë më e ftohtë, kohëpaskohe me reshje lokale shiu, parashikon “Prishtina Weather”

Nga dita e martë do të mbajë mot më i ftohtë me vransira e intervale me diell. Të mërkurën dhe enjten ka gjasa edhe për reshje të pakta lokale shiu.

Datat:

20.09 – Pjesërisht vranët.

21.09 – Vransira dhe intervale me diell, vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

22.09 – Kryesisht me vransira dhe mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.

21.09 – Pjesërisht vranët.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 3C deri 8C, e maksimalet pas një rritje të hënën deri në 20C e 21C, më pas zbresin në 13C dhe 15C.

Të hënën do të fryjë erë e lehtë jugperëndimore 2-5m/s, e më pas në mbrëmje ndryshon drejtimin dhe gjatë javës frynë nga verilindja edhe mesatare 3-11m/s.

Shtypja atmosferike në rritje graduale mbi vlera mesatare.

(Kosova Sot Online)