Kthehuni në shkolla, askush s’do të ketë levërdi në mbylljen e tyre

Kthehuni në shkolla, askush s’do të ketë levërdi në mbylljen e tyre
Kthehuni në shkolla, askush s’do të ketë levërdi në mbylljen e tyre

Shefik Shkodra

  • 20 September 2022 - 07:45

Shkruan: ANALISTI: Shefik Shkodra

Nuk ma merr mendja, që ka më edhe ndër ata njerëzit më laik e më të pa sherr të këtij vendi, e që rrinë në periferi të ngjarjeve, që nuk e kanë të qartë punën e Sindikatave të Arsimit: qëllimin, interesin dhe shtysa e tyre për ta bankrotuar veprimtarinë arsimore, njërën prej shtyllave qenësore të shtetit. Duke paralizuar arsimin, do të shkatërrojnë edhe qenien shtetërore të Republikës së Kosovës. Kjo vjen nga shtresat subversive e të ashtuquajturave, parti opozitare.

-Pas serisë së protestave me OVL, e me shtrenjtimin e rrymës, që u ngritën grupe të caktuara e të ndikuara nga liderë partiakë, nëpërmes SBSHK-ut, si klerikët në mbrojtjen e një dogme, kundër Qeverisë, të cilën njëherë e anatemonin në Parlament, për asgjë argumentuese e pastaj i cytnin grupet. Por ato grupe nuk bën aq dëm sa do të ishte vrazhdësia me SBASHK-un – mbylljen e shkollave në Kosovë. Kaq vizionar këta të opozitës. Kaq ndërsambësa krijojnë dhe i praktikojnë me veglat si Sindikata. Por edhe me disa portale, TV stacione e paguara.

Si një rrotullim zorrësh të kësaj opozitës, që dikur ishin në pozitë, do të thotë, udhëhiqnin me shtetin: tashmë po e tregojnë hapur për krejt atë që nuk kanë vepruar asgjë për dy decenie. E them këtë, sepse lavdërohen se kanë bërë shtet e e kanë udhëhequr më së miri. Sikur vërtet, këta e kanë dashur atdheun, e kanë dashur arsimin. Këta janë ata që arsimin nuk e kanë llogaritur për asgjë, pos një grumbullim klientësh, familjarësh e militantësh, për t’u gjetur vend pune nëpër shkolla. Tashmë është e pa dinjitetshme zgjatja e grevës. Është dhe jo kushtetuese. Është jo politike, nëse dikush e ka quajtur kështu, ngase në këtë kohë kërkohet një konsolidim dhe unitet përballë agresivitetit serb në vendin tonë. Por edhe lënia e fëmijëve pa shkollë është shumë tragjike.

Pse sakrificë nxënësit parauniversitarë? Kënd e arsyeton ky viktimizim i fëmijëve tanë? Çfarë vizioni kanë këta opozitarë? Me kënd dhe kujt janë duke i shërbyer? Kush po i paguan Sindikatat, portalet, TV? A ka derdhur para Rusia në Kosovë sikur në Shqipëri? Me kënd janë opozita, me Shqiptarët për shqiptarët, apo me sllavët për sllavët? Këto pyetje e të ngjashme duhet t’ia bëjnë vetës të gjithë ata deputet në atë parlament. S’ka “të na falni” për gabimet që i bën vetë! Mos përdorni politikë kontraproduktive!

i opozitarëve s’është dhimbja e derti i arsimit në Kosovë. Ata nëpërmes veglës së tyre – SBASHK, duan rrëzimin e qeverisë; qëllimi kryesor është që të fshihen pas Sindikatës. Dhe, nuk duan ta dëgjojnë askënd. Ata vetë po tregojnë natë e ditë, se çfarë është qëllimi i tyre. Ata (grupe të caktuara) kanë urrejtje më shumë me këtë qeveri se sa me armikun, i cili e kërcënon çdo ditë Kosovën. Ata për çështjen e tyre personale e japin edhe Kosovën. Kjo tashmë po shihet edhe në paraqitjen e atyre folësve nga ato partitë në opozitë.

Flamurin e ka marrë PDK, pas të cilës vjen AAK. Përgjegjësinë nuk e kanë Sindikatat, këta të fundit janë veç të paguar për interpretim. Atë e kanë disa grupe të këtyre partive. Ata janë përgjegjësit e krejt kësaj “avarie” për interesa të tyre. Ata nuk e kanë pasur prioritet e as që e kanë arsimin. Ata nuk kanë dashur ta marrin atë që u jep Qeveria. Ata s’e kanë qëllimin te arsimtari, as nuk e kanë pasur asnjëherë, sepse vetëdija e tyre është zero. Atyre arsimtarët iu duhen për marketing politik. Për zgjedhje, këto parti, i kanë thirrur në ato kohët e tyre për një darkë arsimtarët. Nëse përfaqësuesi i Sindikatave thërret publikisht, “të bëhemi të gjithë bashkë dhe ta rrëzojmë këtë qeveri diktatoriale”, komenti është i tepërt. Sjellja e deputetëve të tyre në Parlament është dëshmia e dytë, e cila zbardh aktin e të gjithë kundërshtarëve, të cilët nuk i llogarisin pasojat. Qëllimi është “tollovia” para një rreziku individual që ata vetë e shohin dhe e dinë.

e dhimbshme që për interesa individësh dhe grupesh të korruptuara të sakrifikohen nxënësit e mësimit parashkollor. Dhimbja për çalimin dhe mbetjen edhe ashtu shumë mbrapa prej vendeve të tjera, do ta ndiejnë ky vend pak më vonë. Kjo plagë, dihet, shkaktohet nga njerëzit të quajtur shqiptarë të këtij vendi. Natyrisht, ndihma nuk mungon edhe nga agjenturat e jashtme. Të lidhur me shqipfolësit, qëllimi është i ditur. Por, shqiptarët nuk kanë fitim veç humbje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".