Arrestohet zyrtari i Vitisë, i mundësoi një preshevari identitet të rrejshëm në Kosovë

  • E.K /
  • 20 September 2022 - 08:36
Arrestohet zyrtari i Vitisë, i mundësoi një preshevari identitet të rrejshëm në Kosovë

Një zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Vitisë është arrestuar nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

Siç njofton policia, zyrtari dyshohet se duke keqpërdorur pozitën zyrtare i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërgyar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE/KK/Viti 19.09.2022  – 12:00. Nga njësiti për hetimin e krimeve ekonomike është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar zyrtar i gjendjes civile në komunë, i cili duke keqpërdor pozitën zyrtare i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës (pala ishte shtetas i Serbisë, Preshevë). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)