Vrau dy motrat me të cilat kishte lidhje intime, burg të përjetshëm për Përparim Ademin

  • G.G /
  • 20 September 2022 - 13:10
Vrau dy motrat me të cilat kishte lidhje intime, burg të përjetshëm për Përparim Ademin

Gjykata e Tiranës e ka dënuar me burgim të përjetshëm, Përparim Ademin për ngjarjen që tronditi Tiranën rreth dy vite më parë.

Ademi është dënuar për akuzën për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare pasi vrau dy motrat Zhaneta Metani e Kristina Bardhi me të cilat kishte lidhje intime dhe dyshonte se njëra prej tyre e tradhtonte.

Ai vrau ish të dashurën dhe motrën e saj më 31 dhjetor 2020. Ai ka kërkuar disa herë të fitojë lirinë me argumentin se vuan nga probleme mendore por kjo kërkesë është rrëzuar. Nga aktekspertimi i mjekësisë ligjore ai rezulton pa asnjë problem.

(Kosova Sot Online)