
Driton Selmanajt i del një fotografi me Prekë Kodrën që u përmend si atentator i mundshëm i Kurtit

Snajperisti Prekë Kodra, që dyshohej për planifikimin e atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti, iështë publikuar një fotografi me deputetin e LDK’së, Driton Selmanaj
Sipas informacioneve, fotografia del të jetë realizuar në Prizren në fund të vitit 2020, në kohën kur Selmanaj ishte zëvendëskryeministër.
Të pranishëm në po të njëjtën darkë ishin dhe dy persona të tjerë, njëri nga të cilët kishte shkrepur dhe fotografinë.
Në një përgjigje përmes telefonit, Selmanaj ka konfirmuar takimin me Kodrën, duke sqaruar se kjo është bërë përmes mikut të tij (vëllai i gruas së djalit të axhës).
“Po kjo fotografi po është e saktë, unë jam aty. Ky në mes po është miku jem i shtëpisë, është vëllai i gruas së djalit të axhës temë. Edhe ky ka pas mysafirë prej Shkodrës, ky është nga Zvicra ky miku im, ka pas mysafirë prej Shkodrës dhe më ka thirr mua. Unë kam shkuar para dy vjetësh me sa mbaj mend është kjo fotografi, në rreth të Prizrenit. As emrin nuk ia kam ditë as atëherë as sot”, ka thënë Selmanaj.
Tutje, deputeti Selmanaj thotë që Kodra të mos i jetë prezantuar mbi punën që bën.
“Unë kam shkuar me ngrën darkë. S’kemi fol çka bën. Kurrë asnjëherë, hera e parë dhe e fundit që e kam taku. Tash fotografin kur e pash mu kujtua ky person se nuk e kam pa as diku tjetër e kanë qit si foto, ka mbi dy vjet kjo punë”.
I pyetur nëse duhet të ketë kujdes me personat që darkon, Semanaj thotë se është e pamundur.
“Sa herë ndodh në tavolinë me na ardh dikush që unë nuk e njoh që ulet në darkë e rrimë, nuk është hera e parë”.
(Kosova Sot Online)