Qeveria ndalon eksportin e peletit

  • E.K /
  • 21 September 2022 - 08:23
Qeveria ndalon eksportin e peletit

Qeveria ka ndaluar dje eksportin dhe ri-eksportin e produkteve të drurit si lëndë djegëse.

“Ky ndalim është i përkohshëm dhe në përputhje me Tarifën e Integruar të Kosovës (TARIK) të vitit 2022”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në mbledhjen e 97-të të Qeverisë janë ndarë edhe 25 milionë euro mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike.

“Mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, e cila do të reflektohet në faturat e konsumatorëve. Gjashtë milionë euro janë ndarë me qëllim subvencionimin e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë”, vijon njoftimi.

(Kosova Sot Online)