Pas kërcënimeve nga Putini, Polonia thotë se Rusia synon ta shkatërrojë Ukrainën
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka paralajmëruar se Rusia do të përpiqet të shkatërrojë Ukrainën dhe të ndryshojë kufijtë e saj pas shtytjes së Moskës për të organizuar vota aneksimi në territorin që ajo pushton dhe për të mobilizuar qindra mijëra forca rezervë.
“Ne do të bëjmë gjithçka mundemi me aleatët tanë në mënyrë që NATO të mbështesë Ukrainën edhe më shumë në mënyrë që ajo të mund të mbrohet”, tha Mateusz Morawiecki në Poloninë lindore, ku ai po vëzhgonte stërvitjet ushtarake.
Stërvitjet, të cilat janë planifikuar të përfundojnë të premten, përfshijnë mijëra ushtarë polakë, si dhe trupa nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.
(Kosova Sot Online)
