Drejtoresha e sindikatave të Evropës dhe Rrahman Jasharaj shkojnë te Qeveria, pritet të takohen me Kurtin

  • A.P /
  • 21 September 2022 - 17:27
Drejtoresha e sindikatave të Evropës dhe Rrahman Jasharaj shkojnë te Qeveria, pritet të takohen me Kurtin

Kurti pas pak kohe, pritet ta takojë drejtoreshën e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Europë, Susan Flock. Por në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

“Përpos drejtoreshës së Sindikatave të Evropës, në takim po merr edhe Rrahman Jasharaj, Rashit Kushaj… Në këtë takim do të marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci”.

Elezaj tha se pasi të përfundoj ky takim, do të ketë një konferencë për media në zyret e SBASHK-ut.

Kujtojmë që SBASHK-u ka hyrë në grevë që nga 25 gushti, derisa mësimi është duke u mbajtur në një numër të vogël të shkollave.

(Kosova Sot Online)