Biznesmenit Labinot Vitija iu sekuestrohet vetura luksoze Mercedes G-Class

  • A.P /
  • 21 September 2022 - 21:00
Biznesmenit Labinot Vitija iu sekuestrohet vetura luksoze Mercedes G-Class

Në aksionin ‘Brezovica 6’ sot janë arrestuar shtatë persona, në mesin e të cilëve edhe biznesmeni, Labinot Vitija. Ai dhe të dyshuarit e tjerë që ranë në prangat e Policisë janë ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi se te i dyshuari Labinot Vitja janë gjetur dhe sekuestruar telefon, dokumente e gjëra të tjera, si dhe një veturë luksoze e tipit Mercedes G-Class.

Telefon Iphone 13, ngjyrë  Hiri

Laptop “Apple”,

Dokumente ,

Certifikata Kadastra 3 faqe,

Kopje Plani 20 faqe,

Kontrata të trojeve Brezovicë 27 faqe,

Kontarta Trojeve, 30 faqe,

Kontrata Fasikell e Kuqe 16 faqe,

Mg Energy –MG HC Brezovica-Maktos Group HC Brezovica.

3 Vula

USB dhe një Sd Card

Vetura Mercedes G class, ngjyre e zezë

Ndryshe,  media raportoi ekskluzivisht se përveç Vitisë, personat e tjerë që janë arrestuar janë: Berat Lahu Gani Berisha, Sami Sinani, Gëzim Sinani, Shukri Shabani dhe Salih Sinani. Ndërsa i dyshuari tjetër, Bajram Gashani, pronar i Bau Holding dhe Al Trade nuk është hasur ende.

(Kosova Sot Online