E rëndë: Babai nga Prishtina raporton në Polici se vajza e tij me të meta psikike po keqpërdoret sek*ualisht

  • E.K /
  • 24 September 2022 - 09:49
E rëndë: Babai nga Prishtina raporton në Polici se vajza e tij me të meta psikike po keqpërdoret sek*ualisht

Një prind në Prishtinë ka raportuar në Polici se po dyshon se vajza e tij me të meta psikike është duke u keqpërdorur seksualisht.

Sipas Policisë, për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin.

“Prishtinë 22.09.2022 – 23:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij me të meta psikike dyshon se është duke u keqpërdorur seksualisht. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)