I moshuari rrëzohet duke zbritur nga autobusi në Tiranë, përfundon në spital

  • E.K /
  • 26 September 2022 - 11:38
I moshuari rrëzohet duke zbritur nga autobusi në Tiranë, përfundon në spital

Një i moshuar është rrëzuar duke zbritur nga autobusi në Tiranë. Sipas policisë i moshuari është dëmtuar në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 10:15, në Bathore, shtetasi E. M., 80 vjeç, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht duke zbritur nga autobusi i linjës dhe si pasojë është dëmtuar në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)