Shuki: Banorët e 'It’s my home' s’vijnë prej Marsit, por prej mahallave tona

  • A.P /
  • 26 September 2022 - 21:02
Shuki: Banorët e 'It’s my home' s’vijnë prej Marsit, por prej mahallave tona

Rasti i fundit ishte në shoun “It’s my home”, ku për shkak të dhunës ndërmjet banorëve brenda, ndërhyri policia dhe KPM-ja duke ndalur pjesërisht shfaqjen e shout në televizion.

Prezantuesi i njohur Mentor Shuki, ka thënë se shija është relative.

Ai ka thënë se banorët brenda janë të këtij vendi.

“Ata njerëz s’janë prej Marsit, por të mëhallava tona, janë vllazi motra, cika tezes etj etj. Shija është relative”, ka thënë ai 

Në emision është i ftuar edhe Valon Maloku, producent i “It’s my home”. Ai është ankuar për raportimet e mediave dhe akuzat e kritikat e shumta që ka marrë emisioni.

(Kosova Sot Online)