I riu nga Prishtina ngacmon dhe kërcënon babain e ish të dashurës, arrestohet

  • E.K /
  • 27 September 2022 - 09:16
I riu nga Prishtina ngacmon dhe kërcënon babain e ish të dashurës, arrestohet

Ndarjet e çifteve shpesh trazojnë edhe familjet e tyre dhe u sjellin telashe, për çka shumë herë kërkohet edhe ndihma e Policisë.

Një rast i tillë po i ndodhë një familjes në Prishtinë, tash e një kohë, pasi ish i dashuri i vajzës së tyre, po e ngacmon babain e saj.

Nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti është denoncuar në Polici nga viktima bashkë me vajzën e tij, të cilët kanë dhënë dëshmi para hetuesve policorë në lidhje me rastin.

Sipas deklaratave të tyre, i dyshuari, ish i dashuri i vajzës po e ngacmon që një muaj, përkundër që për një rast të tillë ishte dënuar nga Gjykata, ai s’po i lë rehat.

Përveç ngacmimeve, i dyshuari L.A., edhe e ka kërcënuar babain e ish të dashurës, për çka është përballur në Polici me denoncimin kundër tij.

Siç mëson Sinjali, pas arrestimit, i njëjtit është shoqëruar në stacion policor dhe më pas me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë për dy vepra penale.

(Kosova Sot Online)