Wisner: 'Modeli i dy Gjermanive' është i duhuri për zgjidhje në bisedimet Kosovë-Serbi

  • A.P /
  • 28 September 2022 - 15:37
Wisner: 'Modeli i dy Gjermanive' është i duhuri për zgjidhje në bisedimet Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i ShBA-së në bisedimet për pavarësinë e Kosovës, Frank Wisner, beson se “Modeli i dy Gjermanive” do të ishte zgjidhja më e mirë për një marrëveshje Kosovë-Serbi.

“Pozicioni im prej kohësh është se ndryshimi i kufijve në Ballkan ka marrë fund dhe që nuk janë të hapur për diskutim. Besoj dhe kam besuar që prej kam qenë i përfshirë direkt në negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë në vitin 2007, ku modeli i dy Gjermanive ishte përgjigja ndaj rrethanave për arsye të thjeshtë”, ka thënë Wiser 

“Mua nuk më duket që Serbia ka të ngjarë ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe në të njëjtën kohë, interesi më i mirë për Kosovën është nisja e ndërtimit të marrëdhënieve me Serbinë, që hap bashkëpunim ekonomik dhe zgjeron këndvështrimin për progresin e Ballkanit drejt BE-së”.

“Prandaj për këto arsye, “Modeli i dy Gjermanive” nuk është i përkryer, por që përmbajtja është e mirë”.

Wisner ka thënë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk do të ndryshojë asgjë në bisedimet Kosovë-Serbi.

(Kosova Sot Online)