Jelena Triviq, gruaja që synon t’a heqë Dodikun nga pushteti

  • A.P /
  • 29 September 2022 - 16:26
Jelena Triviq, gruaja që synon t’a heqë Dodikun nga pushteti

Kandidatja opozitare për presidente të Republika Srpska, Jelena Triviq, ka thënë se ajo mund ta mposht në zgjedhjet e 2 tetorit Milorad Dodikun.

Triviq tha se para zgjedhjeve është bërë një kampanjë sulmesh ndaj saj dhe familjes së saj duke publikuar “gënjeshtra dhe dokumente falso për ta diskredituar atë”, shkruan N1.

“Vetëm tregon se qeveria është në panik dhe dëshpërim, se nuk tërhiqet nga asgjë, se falsifikon disa dokumente për gjoja milionat që kanë ardhur në Republika Srpska për të fituar, edhe pse këto dokumente janë shkruar keq në anglisht, në fund të fundit në domenin publik, Republika Serbe doli të jetë qesharake”, tha ajo.

E pyetur nëse fitorja e opozitës ndaj partisë së Dodik në kryeqytetin e Republika Srpska, Banja Llukë në zgjedhjet lokale ishte shenjë për ndryshime politike, ajo tha se fitorja e opozitës ishte në kushte të pamundura për partitë opozitare “ka shfaqur mposhtjen e regjimit”.

“Pse s’mund ta mposhtë Dodikun tani”, ka thënë ajo.

“Me çdo respekt, unë dhe ai jemi dy botë të ndryshme”, u shpreh Triviq.

(Kosova Sot Online)