Prokuroria e Gjakovës sekuestron tre eskavatorë e një kamion transportues në vlerë 300 mijë euro

  • E.K /
  • 30 September 2022 - 10:00
Prokuroria e Gjakovës sekuestron tre eskavatorë e një kamion transportues në vlerë 300 mijë euro

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka njoftuar se ka sekuestruar përkohësisht tre eskavatorë dhe një kamion transportues, që kapin vlerën rreth 300 mijë euro.

Këto mjete janë sekuestruar për shkak të dyshimit se janë përdorur në kryerjen e veprës penale “Ndotja apo degradimi i mjedisit.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë periudhës kohore  gusht-shtator 2022, ka parashtruar tri (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve,  të cilat janë aprovuar nga Gjykata kompetente në Gjakovë.

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, dhe me urdhër të gjykatës, janë sekuestruar tri (3) eskavatorë dhe një (1) kamion transportues, të cilat kapin vlerën rreth 300 mijë euro, për shkak të dyshimit të bazuar se janë përdorur në kryerjen e veprën penale “Ndotja apo degradimi i mjedisit”, nga neni 338, paragrafi 1, të KPRK –së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Njoftimi i plotë:

Gjakovë, 30 shtator 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë periudhës kohore  gusht-shtator 2022, ka parashtruar tri (3) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve,  të cilat janë aprovuar nga Gjykata kompetente në Gjakovë.

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, dhe me urdhër të gjykatës, janë sekuestruar tri (3) eskavatorë dhe një (1) kamion transportues, të cilat kapin vlerën rreth 300 mijë euro, për shkak të dyshimit të bazuar se janë përdorur në kryerjen e veprën penale “Ndotja apo degradimi i mjedisit”, nga neni 338, paragrafi 1, të KPRK –së.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale, për ndotjen dhe degradimin e mjedisit, dhe inkurajon qytetarët që rastet e tilla të raportohen, me qëllim të parandalimit të kësaj dukurie.

(Kosova Sot Online)