Murati deri tash kemi subvencionuar rrymën me 60 milionë euro – për këtë e kemi më lirë sesa në Shqipëri

  • E.K /
  • 30 September 2022 - 10:41
Murati deri tash kemi subvencionuar rrymën me 60 milionë euro – për këtë e kemi më lirë sesa në Shqipëri

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se subvencionimi i Qeveisë për rrymën ka ndikuar që energjia elektrike të jetë më e lirë sesa në Shqipëri.

“Nga 90 milionë euro sa është premtimi, tashmë janë alukuar 60 milionë”, ka thënë Murati gjatë intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës

Ai është zotuar se premtimi i Qeverisë do të përmbushet në tërësi.

“Nëse e marrim Shqipërinë si rast konkret, kemi rastin ku është shtuar edhe atje blloku tarifor. Nëse i krahasojmë tarifat, tarifat nën 800 KWh kushton 6 cent, ndërsa në Shqipëri 12 cent.

Po ashtu ai tha se edhe tarifat mbi 800 KËh në Kosovë janë më lirë sesa në Shqipëri.

(Kosova Sot Online)