Momenti i shkatërrimit të një fabrike, u përdorën 1.6 tonë eksploziv

  • E.K /
  • 03 October 2022 - 08:39
Momenti i shkatërrimit të një fabrike, u përdorën 1.6 tonë eksploziv

Një ish-fabrikë e çelikut është demoluar, në atë që po cilësohet si demolomi më i madh me mjete shpërthyese në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin fabrikën 65 metra të lartë në Redcar e cila hidhet në erë, pasi kryetari i luginës Tees, Ben Houchen, urdhëroi shtypjen e butonit që aktivizon mjetin shpërthyes.

Për demolimin e objektit janë përdorur 1.6 tonë eksploziv, që po konsiderohet si shpërthimi më i madh i llojit të vet në historinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Houchen e ka përshkruar këtë moment “si një e vërtetë e hidhur”, por theksoi se ndërtesa që kishte 105 mijë tonelata çelik, kishte mbetur e papërdorur që nga mbyllja e saj që ndodhi shtatë vite më parë.

Kjo fabrikë u mbyll pas 98 viteve, kur në vitin 2015 autoritetet përkatëse morën vendim që ta demolojnë me një shpërthim të kontrolluar.

(Kosova Sot Online)