Makina iu pret rrugën 2 vëllëzervë në autostradë, rrëmbehet njëri! Si u rrahën me 4 autorët

  • E.K /
  • 03 October 2022 - 09:22
Makina iu pret rrugën 2 vëllëzervë në autostradë, rrëmbehet njëri! Si u rrahën me 4 autorët

Indrit Beqiraj është rrëmbyer ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës nga 4 persona.

Beqiraj ishte duke udhëtuar me vëllanë e tij G.Beqiraj me motor, kur një mjet u ka prerë rrugën e janë përplasur dhe motori ka dalë nga rruga. Dy vëllezërit Beqiri janë rrahur me 4 personat që ndodhehsin në automjetin qe u preu rrugën.

Në konflikt e sipër 4 autorët kanë marrë me vete në makinë Indrit Beqiraj dhe janë larguar.

Mësohet se personi i rrëmbyer është me precendetë penalë për trafikim të lëndëve narkotike. Policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

(Kosova Sot Online)