Kosovari aksidentohet në Austri, dy të lënduar

  • E.K /
  • 03 October 2022 - 12:45
Kosovari aksidentohet në Austri, dy të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Tiroler Straße në Telfs të shtunën, më 1 tetor.

Rreth orës 15:00, një kosovar 25-vjeçar ishte duke vozitur veturën e tij në rrugën Tiroler Strasse, në komunën Telfs, në drejtim të Pettnau. Në lagjen Platten vetura rrëshqiti, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, shkruan meinbezirk.at, përcjell albinfo.at.

Nga aksidenti mbetën të lënduar rëndë shoferi 25-vjeçar dhe bashkudhëtari i tij 28-vjeçar. Të dy të lënduarit u dërguan në klinikën spitalore të Innsbruck-ut. Vetura ishte shkatërruar thuajse tërësisht.

(Kosova Sot Online)