Del fotoja e vëllezërve Beqiraj, si ndodhi përplasja dhe rrëmbimi i njërit prej tyre në autostradë

  • E.K /
  • 03 October 2022 - 12:51
Del fotoja e vëllezërve Beqiraj, si ndodhi përplasja dhe rrëmbimi i njërit prej tyre në autostradë

Personat në foto janë dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj të cilët po udhëtonin me motor kur një makinë i ka prerë rrugën dhe janë përplasur. Për pasojë motori ka dalë nga rruga.

Mes 2 vëllezërve dhe personave në makinë ka nisur një përplasje fizike dhe gjatë sherrit personat ende të paidentifikuar kanë futur në makinë Indrit Beqirajn dhe janë larguar.

Mësohet se në momentin që policia ju është vënë pas, personat e kanë zbritur nga makina Indrit Beqirajn dhe janë larguar.

Policia po e heton rastin në dy pista hetimi: Pengmarrja mund të jetë si pasojë e konfliktit të lindur për shkak të aksidetit por mund të jetë dhe e shkuara e dy vëllezërve.

Dy vëllezërit Beqiraj mësohet se kanë precendentë penalë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

(Kosova Sot Online)