Databaza e personave të dyshuar për krime, hakerat nxjerrin foton e Ervis Martinajt

  • E.K /
  • 03 October 2022 - 12:55
Databaza e personave të dyshuar për krime, hakerat nxjerrin foton e Ervis Martinajt

“Homeland Justice” ka publikuar dokumente që përmbajnë të gjithë informacionin policor në sistemet e mbyllura për personat e dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale apo të dyshuar kontingjentë.

Mes mijërave fotove dhe dokumenteve me të dhëna gjendet edhe emri dhe fotoja e Ervis Martinajt, si edhe të dhënat e tij, si datëlindja, vendi i lindjes, atësia dhe gjendja civile.

Siç duket edhe ne foto, policia ka një imazh tepër të vjetër të Martinajt, ku ai shihet se ka qenë rreth moshës 24-25 vjeç. Duket se fotoja është e të paktën 15 viteve më parë, ndërsa nisur edhe nga fotot e publikuara sëfundmi, duket se ndryshimi është i dukshëm.

Martinaj rezulton i zhdukur që prej fillimit të gushtit 2022 dhe ende nuk dihet asgjë mbi fatin e tij.

(Kosova Sot Online)