Vdes ish ushtari i UÇK-së

  • E.K /
  • 03 October 2022 - 14:43
Vdes ish ushtari i UÇK-së

Xhevdet Qeqiri ka njoftuar sa ka ndërruar jetë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimare të Kosovës Fazli Smajli.

Sipas tij, Smajli ishte luftëtar i hershëm, qysh prej njësiteve të para të asaj kohe, pjesë e Batalionit të ll-të, të Brigadës “121-Kumanova”.

Njoftimi i plotë:

Para pak minuash u njoftova se qenka ndarë nga jeta bashkëluftari, Fazli Smajli, nga fshati Carralevë, komuna e Shtimës.
I ndjeri, dha një kontribut të jashtzakonshëm në luftën çlirimtare.
Ishte luftëtar i hershëm, qysh prej njësiteve të para të asaj kohe. Bashkë me të ndjerin, Fazliun, ishim pjesë e Batalionit të ll-të, të Brigadës “121-Kumanova”.
Në emrin tim si bashkëluftar, dhe në emër të Sh.I.L të UÇK-së, Dega në Fushë Kosovë, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Smajli, farefisit, miqëve dhe të gjithë bashkëluftarëve.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshti.

(Kosova Sot Online)