Ukrainasit zbulojnë një dhomë në një fshat të Kharkiv

  • A.P /
  • 03 October 2022 - 16:12
Ukrainasit zbulojnë një dhomë në një fshat të Kharkiv

Një tjetër dhomë torturash, e cila ndodhej në një bodrum është zbuluar nga policia ukrainase në fshatin Pisky-Radkivskyi në Kharkiv, të çliruar  tashmë nga forcat ukrainase.

Pushtuesit i mbanin banorët vendas në kushte çnjerëzore.

Në dhomën e torturave, rusët kanë rrahur dhe keqtrajtuar ukrainasit.

“Pushtuesit rusë lanë pas shtëpi të grabitura dhe rrënoja,  një shenjë dalluese e “paqes ruse”. Dhe në shtëpitë ku ata jetonin, në dyert ishte e shënuar shkronja ‘Z’ ”, tha në një deklaratë policia.

(Kosova Sot Online)