Kadirov fton Putin të përdorë armët bërthamore

  • A.P /
  • 03 October 2022 - 20:20
Kadirov fton Putin të përdorë armët bërthamore

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov përfaqëson padyshim pjesën më agresive e përkrahësve të Vladimir Putin.

Ditët e kaluara madje, ai kritikoi hapur komandën ushtarake që u tërhoq pa luftuar në Lyman, një nga ngjarjet e shënuara të kundërsulmit ukrainas në lindjen e vendit.

Kadyrov shkoi më tej duke propozuar përdorimin e armëve bërthamore me rreze të kufizuar. Por lufta për Kadyrov po shndërrohet në një betejë personale, aq sa ai ka përfshirë edhe fëmijët e tij adoleshentë.

Mosha  e vogël nuk pengon stërvitjen e mbrojtësve të Atdheut. Stërvitja e tyre ka filluar shumë kohë më parë, kur ishin shumë të vegjël. Ka ardhur momenti që të tregojnë aftësitë tyre në një betejë të vërtetë. Dhe unë nuk kam si të mos jap pëlqimin tim. Nuk po tallem”, shkruan Kadyrov.

(Kosova Sot Online)