Burri nga Suhareka njofton policinë: Më është larguar gruaja nga shtëpia

  • E.K /
  • 04 October 2022 - 09:12
Burri nga Suhareka njofton policinë: Më është larguar gruaja nga shtëpia

Një burrë nga Suhareka ka njoftuar Policinë e Kosovës se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia.

Ai i ka thënë policisë se nuk dihet gjë për vendndodhjen e saj.

“Suharekë 02.10.2022-09:00.  Me 03.10.2022 një mashkull  kosovar ka raportuar se  bashkëshortja  e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)