I mituri nga Podujeva përfundon në QKUK, u sulmua me thikë nga tre të tjerë

  • E.k /
  • 04 October 2022 - 09:23
I mituri nga Podujeva përfundon në QKUK, u sulmua me thikë nga tre të tjerë

Tre të mitur në Podujevë e kanë sulmuar me thikë një të mitur tjetër, i cili pas lëndimeve të marra u dërgua në QKUK.

Të tre ata u arrestuan nga policia dhe aktualisht janë në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar-të mitur, pasi që të njëjtit e kanë sulmuar (therur me thikë) viktimën mashkull  kosovar, po ashtu i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

(Kosova Sot Online)