Arrestohen tre persona për vrasjen në tentativë në Podujevë

  • E.K /
  • 04 October 2022 - 10:01
Arrestohen tre persona për vrasjen në tentativë në Podujevë

Mbrëmë nga njësia policore e stacionit policor në Podujevë, janë arrestuar tre persona të dyshuar për rastin “Vrasje në Tentativë”.

Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, në rrugën “19 Qershori” në Podujevë , me ç’ rast, viktima kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë që dyshohet të jetë përdorur nga të dyshuarit e përfshirë në rast.

“Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit; J. P,  mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. Z,  mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A. B,  mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton policia.

Pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprën penale  ”Vrasje në Tentativë”.

(Kosova Sot Online)