Asociacioni i komunave me shumicë serbe për asnjë çmim,vdekjeprurës për Kosovën

Asociacioni i komunave me shumicë serbe për asnjë çmim,vdekjeprurës për Kosovën
Asociacioni i komunave me shumicë serbe për asnjë çmim,vdekjeprurës për Kosovën

Muhamet Kelmendi

  • 04 October 2022 - 07:45

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Ka kohë që po vazhdon të flitet shumë për ndërtimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë si formë kushtëzimi e zgjidhjes së çështjes me shtetin serb. Ky subjekt, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, është pranuar edhe nga dy qeveritë e Kosovës. Në vitin 2013 e nënshkroi Marrëveshjen me shtetin serb për Asociacionin ish kryeministri z. Hashim Thaçi, ndërsa, në vitin 2015, u zgjerua ky asociacion dhe u nënshkrua nga z. Mustafa, Kryeministër i Kosovës kur u arrit Marrëveshja e re me shtetin serb po ashtu për Asociacionin.

-Këto marrëveshje dhe vetë forma e përcaktuar për status, nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, u anuluan me bazë antikushtetuese. Për Kosovën kjo morri fund.

Megjithatë, nga politikanët e BE-së, nga SHBA etj, po kërkohet që në dialog me shtetin serb të pranohet asociacioni.

Natyrisht se ka kundërthënie midis BE-së dhe SHBA-ve.

BE po kërkon dialog, që edhe nëse ndërtohet asociacioni me pushtet ekzekutiv, që nënkupton një Republikë serbe në Kosovë, ky status nuk do të pranohet nga BE-a. Përfaqësuesi i RF të Gjermanise, z.Sarrazin, kërkoi dialog, duke tërhequr vërejtjen, "se skenari më i keq në këtë rast është krijimi i një Republike Serpska të re, gjë që nuk do të njihet as nga pala gjermane". Ideja e tille është iluzore. Ky mendim është i rrezikshëm dhe tërheq konflikte të ashpra me shtetin serb.

Kjo dërgon në luftë. Kosova nuk mund të shkatërrohet Republika e Kosovës për shkak të dialogut dhe statusit serb në Kosovë. Republika kërkohet të zhvillohet, të forcohet dhe të jetojë. Me Asociacionin serb nuk mund të jetojë Kosova.

Ndërsa, SHBA-ja po kërkon një asociacion që nuk ka pushtet ekzekutiv, nuk është Republikë Srpska. Dallimet e tilla janë të thella. Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë që përfundon me një Republikë të re Srpska është anti Republikës së Kosovës.

Temat janë të qarta: Marrëveshja me shtetin serb që nënkupton njohje reciproke. Marrëveshje tjetër kurrë nuk duhet lejuar. Republika ka territorin, integritetin e vetë, sovranitetin dhe Kushtetutën mbi të cilën është ndërtuar shteti i Kosovës. Mbi këto baza kërkohet edhe të dialogohet. Si shtet i lirë Kosova duhet të ndërton marrëdhënie dypalëshe dhe shumëpalëshe. Kurrë nuk duhet vënë sovranitetin dhe integritetin e vetë në diskutim. Askund dhe asnjë shtet në botë nuk vepron ndryshe.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".