Dhu*nohet një 14-vjeçare në Batushë dhe një tjetër në Grekoc të Gjakovës

  • A.P /
  • 05 October 2022 - 22:17
Dhu*nohet një 14-vjeçare në Batushë dhe një tjetër në Grekoc të Gjakovës

Shtëpia është vendi që i jep siguri. Por jashtë mureve të saj, një e mitur nuk e pati këtë ndjenjë.

 

Viktima që i takon moshës së mitur, kishte përjetuar edhe gjatë muajit qershor të këtij viti.

Një tjetër vajzë e moshës së njëjtë, por nga fshati Brekoc i Gjakovës po ashtu dyshohet se u dhunua këtë të martë.

Të informuar për këto dy raste janë në Prokurorinë Themelore të Gjakovës.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Yllka Juniku-Shehu, jep detaje për veprimet institucionale të ndërmarra.

Kjo kërkesë mori miratimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake.

Gjykata Themelore në Gjakovë miratoi masën e paraburgimit për të dyshuarit, të cilët janë të moshës madhore.

Në njërin rast, burri me inicialet E.N që dyshohet se dhunoi të miturën nga Batusha, sipas raportit të Prokurorisë e detyroi me forcë viktimën të kryej marrëdhënie seksuale.

Vepra tjetër penale u krye në një lokacion tjetër.

Pikërisht, keqpërdorimet seksuale dhe sulmet ndaj të miturave kanë shkaktuar reagim në shoqërinë kosovare, posaçërisht pas rastit të 11 vjeçares nga Prishtina.

(Kosova Sot Online)