Operacioni ‘TOTO’/ Lista me emrat e 13 të arrestuarve në Prishtinë dhe Prizren

  • G.G /
  • 06 October 2022 - 10:51
Operacioni ‘TOTO’/ Lista me emrat e 13 të arrestuarve në Prishtinë dhe Prizren

Mbrëmjen e kaluar, Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për një mega-aksion të gjerë të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Policor, i cili rezultoi me arrestimin e 13 personave të dyshuar për fajde dhe bixhoz të paligjshëm në rajonin e Prizrenit dhe Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe zyrtari policor, Luan Bytyqi, i cili ka rënë në prangat e IPK-së.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht emrat e 13 personat që përfunduan në ndalim policor sit ë dyshuar për vepra penale të “Fajdes”, Detyrimit” dhe “Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor pritet që të parashtrohet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën kompetente.

Sinjali mëson se gjatë aksionit janë kryer basitsje në rreth 20 lokacione në komunën e Prizrenit, Malishevë, Prishtinë e Suharekë ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale rreth 60 mijë euro para të gatshme, municion, armë zjarri, pajisje elektronike, vetura dhe cigare.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda strukturave të sigurisë në vend, kanë bërë me dije se mobilizimi për aksionin e djeshëm ka ardhur si rezultat i një pune të gjatë hetimore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nën menaxhim të Prokurorisë Themelore në Prizren, e të asistuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, e cila ka shpërfaqur se regjioni i Prizrenit është përdorur si fole për aktivitetin e fajdes dhe organizimin e lojërave të fatit në mënyrë të kundërligjshme.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

(Kosova Sot Online)