Nën kushte të rrepta do të punojnë sivjet punëtorët e shtetit, Qeveria i ka vendos këto rregulla të reja

  • E.K /
  • 06 October 2022 - 10:54
Nën kushte të rrepta do të punojnë sivjet punëtorët e shtetit, Qeveria i ka vendos këto rregulla të reja

Qeveria e Kosovës ka vendosur rregulla të reja për institucionet e nivelit qëndror lokal dhe ndërmarrjet publike, me qëllim të kursimit të energjisë elektrike.

Në vendimin e qeverisë, të datës 14 shtator, është vendosur që poçat elektrik të zëvendësohen me drita LED në të gjitha institucionet, të ndalet ngrohja kur nuk ka prezencë fizike, të ndalet ngrohja e ujit në institucionet publike, të ndalen pajisjet elektrike kur nuk përdoren për një periudhë më të gjatë se 10 minuta, të ndalet përdorimi i klimave, të ndalet çdo billbord apo reklamë që shfrytëzon energjinë elektrike.

Më poshtë mund të shihni vendimin e plotë:

Ditë më parë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se do të kërkojnë që masat emergjente për situatën energjetike në Kosovë të vazhdojnë edhe më tutje.

Kjo pasi Rizvanolli ka thënë se “Kosovën e pret një dimër i vështirë”, për shkak të krizës energjetike. 

(Kosova Sot Online)