Të gjithë ia prekën kravatën, Edi Rama merr sërish vëmendje me stilin e tij

  • E.K /
  • 07 October 2022 - 08:46
Të gjithë ia prekën kravatën, Edi Rama merr sërish vëmendje me stilin e tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë vëmendjen sërish me paraqitjen e tij.

Në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Pragë ku kanë marrë pjesë 44 shefa shtetesh, kravata shumëngjyrëshe e Ramës u ka rënë në sy të gjithëve.

Madje Kryeministrja e Islandës Katrin Jakobstottir është treguar më kureshtare duke e prekur me dorë kravatën e homologut shqiptar.

Të njëjtën e ka bërë edhe kryeministri belg Alexander de Croo. Vite më parë, në një nga takimet më liderë evropian, kryeministri shqiptar kishte shkuar me atlete.

(Kosova Sot Online)