Kardiologu i njohur tregon 'diagnozën' e dorëheqjes së Rifat Latifit nga ekipi i Kurtit

  • G.G /
  • 07 October 2022 - 13:01
Kardiologu i njohur tregon 'diagnozën' e dorëheqjes së Rifat Latifit nga ekipi i Kurtit

Doktori Gani Bajraktari, ka komentuar dorëheqjen e ministrit Rifat Latifi, duke theksuar se ai është menaxher dhe ekspert i shbkëlqyer. Sipas Bajraktarit, problem ishte se Latifi nuk e njihte kaosin në të cilin hyri.

“Ministri Latifi (siç e kam thënë ditën kur e mori poziten) mori mbi supe më tepër një sakrificë sesa një privilegj!

Don të thotë Ai nuk fitoi gjë, përveq ca brëshëri sharjesh (gjëja më e rëndomtë në Kosovë)!

Në fakt, ne e dinim se ai kishte përpara një “Mission Impossible”, sepse ai kishte hyrë në xhungël, duke mos pasur asnjë njohuri paraprake për përmbajtën e xhunglës, dhe pa asnjë mjet mbrojtës, pavarësisht se ai njihet si Ekspert dhe Menaxher kulminant!”, ka shkruar kardiologu i njohur kosovar.

“Mesazh për Qeverinë: Institucionet publike shëndetësore duhet të menaxhohen nga njerëz të cilët përditë e “shijojnë” aromën e mjekësisë kosovare dhe e duan e bashkëndjejnë më këtë “aromë”!”, përfundon postimi i doktor Gani Bajraktarit.

https://www.facebook.com/gani.bajraktari.3/posts/10228693572946512

(Kosova Sot Online)