Adoleshentja ukrainase fut në “kurth” ushtarët rus, përmes flirtimit u merr informacione të rëndësishme

  • A.P /
  • 07 October 2022 - 20:06
Adoleshentja ukrainase fut në “kurth” ushtarët rus, përmes flirtimit u merr informacione të rëndësishme

Një vajzë 18-vjeçare nga Ukraina përdori një aplikacion rus takimesh dhe flirtoi në internet me ushtarët rusë në vijën e frontit për të nxjerrë informacione.

Sipas dailymail.co.uk, gruaja me pseudonimin “Lisa” u frymëzua nga një veprim i ngjashëm i një përdoruesi të TikTok dhe donte të hakmerrej për pushtimin e vendit të saj dhe faktin që u detyrua të linte shtëpinë e saj në Kherson për shkak të luftës.

18-vjeçarja, shkruan media britanike, ka krijuar një profil të rremë në një aplikacion takimesh duke thënë se ishte një vajzë e re ruse që pëlqente ushtarët. Në një periudhë të shkurtër kohe ajo filloi të kishte kontakte me ushtarë të cilët i dërgonin mesazhe romantike, video dhe mesazhe zanore.

Ilgis Hafizov, 24 vjeç, nga Rusia perëndimore, i cili ishte në front për të mbledhur para për t’u martuar, më pas u nda me të fejuarën e tij dhe vendosi të blinte një makinë. “Po kursej për një BMW”, i shkruante me krenari.

(Kosova Sot Online)