Hoti: Më shumë biznese po falimentojnë tash se në kohën e pandemisë

  • A.P /
  • 07 October 2022 - 21:05
Hoti: Më shumë biznese po falimentojnë tash se në kohën e pandemisë

Avdullah Hoti ka shpjeguar se hartimi i pakove fiskale në pëkrahje të bizneseve dhe ekonomive familjare ka nisur qysh në qeverinë Mustafa, derisa pakot e qeverisë aktuale i quan padobishme.

Sipas tij pakot e qeverive të udhëhequra nga LDK janë të vetme pako fiskale që kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit.

“Pakot fiskale kanë nisur që prej qeverisë Mustafa dhe ato mbeten politikat e vetme zhvillimore dhe pako qe kane ndihmuar zhvillimin e vendit”.

Ndarja e 100 eurove, njëherë, sipas tij  nuk është zgjidhje dhe nuk ndihmon qytetarët që të përballojnë krizën ekonomike.

“Dallimi i pakove financiare mbështetëse mes qeverisë së udhëhequr nga LDK dhe LVV është se me shumë biznese kanë falimentuar tash se në kohën e pandemisë”

 

(Kosova Sot Online)