Grupi i mërgimtarëve që po kursejnë shtetin e Kosovës, 200 mijë euro investime në këtë fshat

  • E.K /
  • 10 October 2022 - 08:13
Grupi i mërgimtarëve që po kursejnë shtetin e Kosovës, 200 mijë euro investime në këtë fshat

Në fshatin Skivjan të Gjakovës janë ndërtuar projekte në vlerë mbi 200 mijë euro.

Kontributi i bashkatdhetarëve që jetojnë në diasporë ka bërë që fshati Skivjan i Gjakovës të bëhet me shtigje me kubëza për këmbësorë përgjatë rrugës magjistrale Gjakovë- Deçan, të gjata mbi 400 metër apo mbi 2000 metër kub.

Përfaqësues të fshatit Skivjan thanë për rtk se  me përkrahjen e bashkëatdhetarëve janë realizuar edhe projekte të tjera siç janë investimet në terenet sportive, ngritja e përmendorëve për të rënët dhe parku në qendër të fshatit, vlera e të cilave e kalon shifrën mbi 200 mijë euro, përcjell Albinfo.ch.

(Kosova Sot Online)