Deputeti i VV-së: Luftën për çlirim nuk e ka bërë vetëm Sami Lushtaku

  • A.P /
  • 10 October 2022 - 20:14
Deputeti i VV-së: Luftën për çlirim nuk e ka bërë vetëm Sami Lushtaku

Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka ‘ftuar’ nënkryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku që ta padisë Vetëvendosjen për shpifje.

Lushtaku ka reaguar pas publikimit të një videoje të re ku akuzohen shumë figura e familje për përfitime nga terminalet, që tani janë shtetëzuar.

“Zoti Lushtaku e dha versionin e tij. E  ftoj t’a padisë LVV-në për shpifje mirëpo nuk pajtohem me pjesën ku thotë më ka djegur Serbia tash edhe LVV-ja. Nëse fshihemi pas serbëve në kuptimin e asaj se tash po më djegin këta. Luftën për çlirim nuk e ka bërë vetëm ai. E ka bërë populli krahas  aleatëve ndërkombëtar dhe dëshmorëve të rënë”, ka thënë Rexhaj.

(Kosova Sot Online)