Beteja kundër raportit të Dick Martyt, Rama paralajmëron se nesër i drejtohet KE’së

  • A.P /
  • 11 October 2022 - 21:48
Beteja kundër raportit të Dick Martyt, Rama paralajmëron se nesër i drejtohet KE’së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar adresimin e tij para Këshillit të Evropës gjatë ditës së nesërme.

Ai, duke e nisur njoftimin me flamurin e Kosovës dhe me fotografinë ilustruese ku në sfond shihen refugjatët kosovarë, ka paralajmëruar se do të flas edhe për çështjen e Kosovës dhe akuzat me të cilat ngarkohen krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur…”, ka shkruar shkurt Rama, i cili muajve të fundit ka mbrojtur krerët e UÇK-së në shumë hapësira ndërkombëtare, veçanërisht duke e kundërshtuar Raportin e Dick Martyt, i cili ngarkon UÇK-në me akuza për trafikim organesh gjatë kohës së luftës.

(Kosova Sot Online)