Haxhiu pyetet për vizat: Unë nuk i mashtroj qytetarët si ish-Presidentët e ish- Kryeministrat

  • E.K /
  • 12 October 2022 - 12:52
Haxhiu pyetet për vizat: Unë nuk i mashtroj qytetarët si ish-Presidentët e ish- Kryeministrat

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot gjatë një konference për media është deklaruar se janë optimistë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo tha se “nuk do t’ia bëj siç ia kanë bërë qeveritë e kaluara”, që sipas saj i kanë mashtruar “në vazhdimësi qytetarët”.

Mirëpo, Haxhiu tha se lidhur me këtë çështje “kanë punuar” Ministria e Jashtme, kryeministri Kurti, presidentja Osmani e kryekuvendari Konjufca.

“Sa i përket liberalizimit të vizave, unë nuk do t’ia bëj sikurse kanë bërë qeveritë e kaluara. Sepse ju i mbani mend deklaratat e ish-kryeministrave, ish-presidentëve në këtë drejtim duke i mashtruar në vazhdimësi qytetarët e Republikës së Kosovës. Ajo që mund të them unë është që gjithçka çka varet nga ne, ne e kemi bërë. Ajo çka mund të them është se jemi jashtëzakonisht optimist dhe kemi punuar për këtë, sidomos Ministria e e Punëve Jashtme, kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kryetari i Kuvendit. Pra kanë qenë disa prej figurave që janë angazhuar jashtëzakonisht shumë për këtë. Prandaj jemi optimistë që qytetarët e Republikës së Kosovës të lëvizin lirshëm sepse është e drejtë e tyre dhe nuk mund të vazhdohet kësisoj më gjatë”, tha ajo në konferencë.

(Kosova Sot Online)