Zbardhen detaje, një mesazh i mori jetën dy personave

  • A.P /
  • 12 October 2022 - 20:46
Zbardhen detaje, një mesazh i mori jetën dy personave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Klos, ku tre persona humbën jetën dhe dy persona mbetën të plagosur.

Detaje të reja janë zbardhur nga kjo ngjarje që tronditi mbarë opinionin.

Mësohet se 17-vjeçari Renato Hasula i shkruante vajzës 16 vjeçare te Fiqiri Mjeshtrit në Instagram.

Renato shkoi me të atin Eglantin Hasula, Ilir Shirën dhe Kenadon djalin e tezes për tu sqaruar me fisin e vajzës.

Këta dy të fundit kanë humbur jetën aksidentalisht ndërsa djali që fliste me vajzën e autorit të masakrës dhe i ati kanë mbetur të plagosur.


(Kosova Sot Online)