
Aksioni policor në Prishtinë: Arrestohet një person dhe konfiskohen mbi 14 kilogramë drogë

A.D, 41-vjeçar është arrestuar nga policia gjatë operacionit antidrogë që u zhvillua gjatë ditës së sotme në Prishtinë.
Në këtë aksion janë konfiskuar 14.5 kilogramë e llojit “Marihuanë”.
Ai u dërgua në mbajtje prej 48 orësh.
“Në ora 13:10, njësitet përkatëse policore kanë filluar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit: A.D., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 14.5 kg substancë e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Dëshmitë e hasura në vend-ngjarje janë fotografuar nga njësia e forenzikës dhe janë tërhequr nga aty”- thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)