Solidaritet europian, Franca furnizon për herë të parë me gaz Gjermaninë

  • A.P /
  • 13 October 2022 - 19:57
Solidaritet europian, Franca furnizon për herë të parë me gaz Gjermaninë

Franca ka nisur të furnizojë me gaz Gjermaninë, në një akt solideritet europian, në një kohë kur presioni për të përballur dimrin me energji është duke u rritur nga dita në ditë.

Gazi u dërgua drejt Gjermanisë përmes një linje transmetimit, si pjesë e një marrëveshje mes dy vendeve për të plotësuar mungesat që solli ndërprerja e furnizimit me gaz nga Rusia.

Edhe pse sasia e dërguar nuk është më shumë se 2% e nevojave ditore, ky gjest vlerësohet nga Berlini i cili prej kohësh tashmë ka nisur betejën për diversifikimin e energjisë.

Kohët e fundit, Rusia është vënë nën akuzë nga shumë vende europiane se është duke e përdorur çështjen e furnizimit me gaz si një armë kundër Perëndimit.

(Kosova Sot Online)